Kush jemi ne


Shoqëria e investimeve Limit Prime Securities SHA Podgoricë është themeluar më 01.06.2017. Ndërmarrja është e regjistruar në Administratën Tatimore - Regjistrin Qendror të Subjekteve të Biznesit në Podgoricë me numrin 40009505.

Shoqëria e investimeve Limit Prime Securities SHA Podgoricë posedon licencën për kryerjen e veprimeve të pjesëmarrësit të autorizuar në tregun e kapitalit, të lëshuar me vendim të Autoritetit të mbikyrjes së letrave me vlerë të Malit të Zi Nr. 03/2-6/2-17 me datë 18 maj të vitit 2017 që nënkuptojnë punët në:

•  ndërmjetësim në blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë me urdhër të klientit (në emër të vet por për llogari të dikujt tjetër, si dhe në emër të personit të tretë dhe për llogari të personit të tretë), me ngarkesë komisioni (punët e brokerit financiar);
•  tregtimin e letrave me vlerë në emër të tyre dhe për llogarinë e tyre për të bërë një ndryshim në çmim (punët e dilerit financiar);
•  administrimin e portofolit të letrave me vlerë që i përkasin një personi tjetër (punët e menaxherit të investimeve);
•  ofrimin e këshillave investitorëve të mundshëm për përfitimet e blerjes, shitjes, regjistrimit ose shkarkimit së letrave me vlerë (punët e këshilltarit për investime).