Alibaba VS Amazon
22.02.2022
Meqenëse raportet tremujore të Amazon treguan një sukses të lartë të treguesve të biznesit, dikush mund të pyesë veten se çfarë bëhet nderkohë me konkurrencën e tyre?
Alibaba si konkurrent kryesor, ka qenë kryesisht jashtë radarit te investitoreve pasi u sulmuan nga Kina, lidhur me një skandal korrupsioni.
Njëri dominon tregun amerikan, ndërsa tjetri ate kinez.
Edhe pse të ngjashme, modelet e tyre të biznesit janë thelbesisht shumë të ndryshme.
Biznesi kryesor i Amazon është shitja e produkteve drejtpërdrejte por gjithashtu shërben si ndërmjetës për shitësit e tjerë. Alibaba, nga ana tjetër, vepron kryesisht si një ndërmjetës në internet midis blerësve dhe shitësve përmes rrjetit të saj të gjerë të faqeve të internetit.
A është Alibaba Amazona e Kinës?
Edhe pse Alibaba nganjëherë quhet Amazon e Kinës, ndryshimi në madhësinë e këtyre dy kompanive është thelbësor.
Për të kuptuar më mirë situatën financiare, pritet që Amazon të gjenerojë tre herë më shumë të ardhura se Alibaba gjatë vitit 2022.
Edhe pse Alibaba është më e vogël se Amazon, ajo po rritet me një ritëm disi më të shpejtë. Të ardhurat e Alibaba u rritën 41% në vitin fiskal 2021 krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa të ardhurat e Amazon u rritën 21.7%.
Analistët presin që të ardhurat e Alibaba të rriten me 22% këtë vit, 19% vitin e ardhshëm dhe 18% në vitin fiskal 2024. Ata presin që të ardhurat e Amazon të rriten 22% këtë vit, 18% vitin e ardhshëm dhe 17% në vitin fiskal 2023.
Kohët e fundit, pasi raporti tremujor i Amazon u bë publik, çmimi i aksioneve të tyre u rrit me 12% në 3,097 dollarë, që është ende më i ulët se viti i deritanishëm, por sigurisht një shenjë pozitive për kompaninë. Aksionet e Alibaba, nga ana tjetër, së fundmi u goditën me më shumë se 2% për shkak të indikatoreve të performancës të pabarabartë të shitjeve në gjysmën e dytë të 2021.

LimitPrime © 2024
Categories
Lini një koment
Comments
LEXONI ARTIKUJ TË TJERË INTERESANT
Bitcoin po bie, sërish! Çfarë e shkaktoi rrëzimin e Bitcoin?Tregu i kriptomonedhave është shumë i luhatshëm dhe këtë herë ra në pikën m...
Lexo Më ShumëUkraina ka miratuar një ligj që krijon një kornizë ligjore për industrinë e kriptomonedhave të vendit.Presidenti ukrainas Volodymyr Zel...
Lexo Më ShumëKompanitë nga e gjithë bota po tërhiqen nga Rusia pas sulmit të vendit ndaj Ukrainës.Apple dhe Ford ishin ndër të parët që pezulluan bi...
Lexo Më Shumë