A është Bitcoin një strehë e sigurt për investitorët?

15.11.2021
A është Bitcoin një strehë e sigurt për investitorët?
Në një kohë kur shumica e bankave qendrore në botë po “printojnë para të freskëta” dhe po “pompojnë” ato në sistem për të siguruar likuiditetin e nevojshëm për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, pritet që më shumë para të çojnë në një rënie në vlerën e saj relative.

Në tetor, inflacioni në Shtetet e Bashkuara arriti nivelin më të lartë të tre dekadave të fundit. Rritje çmimesh është shënuar si për ushqimet bazë ashtu edhe për mallrat e luksit. Shkak për këtë situatë, përveç “pompimit” të parave, mund të jetë mungesa e vazhdueshme e ofertës dhe kërkesa e lartë.

Sekretariati Amerikan i Punës njoftoi se indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) për muajin tetor, i cili mat sa paguajnë konsumatorët për mallra dhe shërbime, u rrit me 6.2% krahasuar me vitin e kaluar. Ishte rritja më e shpejtë 12-mujore që nga viti 1990 dhe muaji i pestë me radhë me inflacion mbi 5%.

Kjo do të thotë se nëse inflacioni prej 6.2% do të ishte në këtë nivel për 10 vitet e fundit, shuma prej 100,000 dollarë në 2011 do të vlente vetëm 54,800 dollarë në 2021.

Kjo situatë përhap shqetësime dhe rëndon investitorët, duke i detyruar ata të kërkojnë mënyra për të ruajtur vlerën e parave të tyre. Mënyra tradicionale e mbrojtjes nga inflacioni është investimi në ar, por në kushtet moderne të biznesit, aktivet e tjera kanë marrë përsipër. Kriptovalutat mund të konsiderohen si një nga instrumentet më të njohura financiare, ku kryeson Bitcoin.

Bitcoin si një ruajtës i vlerës

Pronarët e kriptomonedhave janë në një pozicion unik dhe përfitojnë nga këto zhvillime të fundit ose të paktën marrin strehim prej tyre. Gjegjësisht, rënia e vlerës së monedhave fiat, si dollari, ka nxjerrë në pah dominimin e Bitcoin dhe altcoin-eve të tjera kur bëhet fjalë për mbrojtjen ndaj inflacionit.

Bitcoin ka thyer një tjetër rekord dhe është në prag të arritjes së 69,000 dollarëve për herë të parë pasi të dhënat e inflacionit nxitën argumente për Bitcoin si një ruajtës i vlerës.

Kriptomonedha më e madhe për nga vlera e tregut u rrit me 1,9% në 68,991 dollarë të mërkurën (10.11.2021), duke tejkaluar maksimumin e mëparshëm të vendosur në fillim të javës në Nju Jork.

Sipas Bitcoin Stimulus, amerikanët që investuan në Bitcoin çekun prej 1200 dollarësh që morën si pjesë e një programi të mbështetjes shtetërore në prill 2020, tani kanë një Bitcoin me vlerë 12,172 dollarë - një rritje prej 914%.

Mbështetësit e kriptos pohojnë se, ndryshe nga dollari ose çdo monedhë tjetër tradicionale, monedha dixhitale është krijuar për të pasur një furnizim të kufizuar, kështu që nuk mund të zhvlerësohet nga qeveria ose banka qendrore, si në rastin e parave klasike prej letre. Kjo është arsyeja pse Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera mund të jenë ruajtësit e përsosur të vlerës së parave në kohë pasigurie ekonomike.

 

LimitPrime © 2024

Categories

Lini një koment

Comments

LEXONI ARTIKUJ TË TJERË INTERESANT

Bitcoin ra nën 21,000 dollarë: Çfarë e shkaktoi këtë event?

Bitcoin po bie, sërish! Çfarë e shkaktoi rrëzimin e Bitcoin?Tregu i kriptomonedhave është shumë i luhatshëm dhe këtë herë ra në pikën m...

Lexo Më Shumë
Impakti i legalizimit të Kriptove në Ukrainë

Ukraina ka miratuar një ligj që krijon një kornizë ligjore për industrinë e kriptomonedhave të vendit.Presidenti ukrainas Volodymyr Zel...

Lexo Më Shumë
Markat e mëdha që largohen nga Rusia - Efekti në tregun e aksioneve

Kompanitë nga e gjithë bota po tërhiqen nga Rusia pas sulmit të vendit ndaj Ukrainës.Apple dhe Ford ishin ndër të parët që pezulluan bi...

Lexo Më Shumë

Përpara se të largoheni,
rezervoni një takim telefonik me agjentin tonë.

Pyesni për të gjitha paqartësitë tuaja në lidhje me tregtinë dhe merrni përgjigje në kohë reale.

Dërgo mesazh nëpërmjet WhatsApp!