Nafta dhe lëvizjet e tregut
07.05.2021
Njohur si shtytësi i gjithçkaje, siç thonë ekonomistët dhe industrialistët, nafta është një nga produktet më të rëndësishme në botë. Shpesh quhet ari i zi dhe kohët e fundit po rritet kërkesa.
Sigurisht një produkt i pashmangshëm që njihet më mirë si një derivat nga i cili bëhen karburant, vajguri, plastikë.
Nafta kishte një periudhë shumë të trazuar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit deri më tani.
Çmimi i arit të zi ka përjetuar luhatje të mëdha të tregut gjatë vitit të kaluar.
Si një kujtesë, çmimi i naftës para pandemisë ishte 66 dollarë për fuçi dhe shkoi drejt një çmimi të pranueshëm (për prodhuesit) prej 80 dollarësh, ndërsa gjatë prillit të vitit të kaluar ai arriti nivelin më të ulët historik prej 6.5 dollarë për fuçi.
Nafta është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i vitit, kryesisht për shkak të një marrëveshje përfundimtare të arritur në takimet e OPEC+.
Marrëveshja u arrit për uljen e prodhimit të naftës, së pari u ra dakord që ulja të ishte 10 milion fuçi në ditë, pastaj 8 milion në ditë dhe në fund (marrëveshja e fundit) një milion fuçi shtesë më pak nga Arabia Saudite, përndryshe prodhuesi më i madh të vajit me cilësi më të lartë në botë.
️Ulja e kufizimeve të prodhimit jep indikacione të rritjes së konsumit të këtij burimi energjie.
Vaksinimi masiv dhe lëvizja e shtuar e njerëzve dhe mallrave nëpër botë sjell optimizëm tek industrialistët dhe e shtyn çmimin drejt një trendi rritës.
Tanket e mbingarkuar dikur të naftës së pompuar në 4 javët e fundit tregojnë një rënie të rezervave të grumbullit, gjë që ndikon drejtpërdrejt në çmimin e këtij burimi energjie.
Për 4 javët e fundit, çmimi ka reaguar me një rritje prej rreth 6 dollarë për fuçi siç mund ta shihni nga infografiku ynë.
LimitPrime © 2024
Categories
Bli dhe shit mallra lehtësisht.
Lini një koment
LEXONI ARTIKUJ TË TJERË INTERESANT
Bitcoin po bie, sërish! Çfarë e shkaktoi rrëzimin e Bitcoin?Tregu i kriptomonedhave është shumë i luhatshëm dhe këtë herë ra në pikën m...
Lexo Më ShumëUkraina ka miratuar një ligj që krijon një kornizë ligjore për industrinë e kriptomonedhave të vendit.Presidenti ukrainas Volodymyr Zel...
Lexo Më ShumëKompanitë nga e gjithë bota po tërhiqen nga Rusia pas sulmit të vendit ndaj Ukrainës.Apple dhe Ford ishin ndër të parët që pezulluan bi...
Lexo Më Shumë