Si të jesh një tregtar i suksesshëm?

Si të jesh një tregtar i suksesshëm?

Investitorët e famshëm, siç i njohim ata sot, nuk u bënë të pasur dhe të suksesshëm brenda natës. U deshën vite të tëra investimi në kohë, energji dhe kapital për t’i çuar aty ku janë tani. Pra, jini të durueshëm dhe për të filluar, ndiqni hapat më poshtë, të cilat do t'ju ndihmojnë të filloni një karrierë të suksesshme si investitor.

Hapat për t'u bërë një tregtar i suksesshëm

Duke vëzhguar një investitor mesatar në aktivitetin e tij tregtar, do të vini re një model e një rregull të caktuar. Tregtarët e suksesshëm kanë një plan se si të fillojnë, si të vazhdojnë dhe si të përfundojnë me sukses tregtinë e tyre. Meqenëse kjo është shumë e rëndësishme, ne po ndajmë me ju disa nga zakonet e tyre.
 

1. Mësoni dhe Hulumtoni

Para se të filloni me dicka, së pari duhet të edukoni veten. Jini të gatshëm për të studiuar tregun e aksioneve, kushtet dhe tregun e këmbimit valutor para se të hapni investime. Çdo investitor i suksesshëm sot, filloi duke e studiuar mirë këtë industri.

Si në çdo biznes, përqendrohuni në arsyet dhe motivimet tuaja pasi ato do t'ju ndihmojnë të qëndroni në lojë edhe nëse gjërat vështirësohen.

2. Kërkoni këshilla

Mos u trembni për të kërkuar ndihmë ose këshilla kur është e nevojshme. Të kesh një mentor është e domosdoshme. Një mentor do t'ju prezantojë me eksperiencën e tij dhe do t'ju ndihmojë përparoni dhe të shmangni gabimet. Një mentor gjithashtu do t'ju udhëzojë drejt artikujve, udhëzimeve dhe burimeve të tjera që ata i konsideruan të dobishme.

3. Mos investoni para që nuk keni mundësi t'i humbisni

Është shumë e rëndësishme të tregtoni vetëm me paratë që keni vendosur të shpenzoni për këtë qëllim. Nëse jeni duke investuar paratë që ju duhen për nevojat tuaja jetike, si shlyerjen e qerasë ose kursimet e fëmijëve tuaj, do të thotë që po rrezikoni shumë. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se do të humbni herë pas here dhe kjo ndoshta do të jetë e vështirë të durohet. Kështu, ju këshillojmë të depozitoni vetëm para që mund të lejoni të humbni.

Në rast se nuk keni disa para shtesë në dispozicion për tregtim, filloni të kurseni tani.
 

4. Trajtojeni si një biznes

Hobi juaj mund të jetë peshkimi, golfi, ngjitja, por jo tregtia. Ju duhet të konsideroni tregtimin si një biznesit serioz dhe të veproni në përputhje me rrethanat. Duhet të edukoni veten vazhdimisht, të informoheni për lëvizjet e tregut, të lexoni analizën dhe të veproni në mënyrë strategjike për të maksimizuar potencialin tuaj të investimit. Tregtimi, si biznes, përfshin shpenzime, humbje, rrezik dhe stres fizik / emocional.

Gjithashtu duhet të pranoni që paratë nuk janë e vetmja gjë që duhet të investoni. Koha juaj, energjia juaj, njohuritë tuaja do të investohen, zakonisht në një nivel më të lartë se paratë. 

Rregulli i arit në biznes është të jesh emocionalisht inteligjent. Kur të humbni, mos e merrni personalisht. Në vend të kësaj, merrni kohë për të vërejtur gabimet dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme.
 

5. Bëni një plan tregtar


Pavarësisht sasisë së depozitës që po vendosni, gjithmonë duhet të keni një plan tregtar. Një plan tregtar është një grup rregullash, ku përshkruani strategjinë tuaj të hyrjes dhe daljes, si dhe kriteret e menaxhimit për tregtinë. Kjo do t'ju ndihmojë të mbani disiplinën dhe të qëndroni të përqendruar në objektivat tuaja financiare.

Nëse plani juaj i tregtisë nuk funksionon, mos u frikësoni, thjesht bëni një tjetër. Por asnjëherë mos hyni në një tregti pa një plan.
 

6. Përdorni maksimumin nga teknologija


Teknologjia ka evoluar jashtëzakonisht shumë në dekadat e fundit dhe duhet përdorur maksimalisht. Ekzistojnë platforma të ndryshme që mund t'ju ndihmojnë me parashikimet dhe analizat e nevojshme. Gjëra të thjeshta si shpejtësia e internetit ose smartphone është e domosdoshme nëse doni të qëndroni të përditësuar me ndryshimet e tregut. Në smartphone-in tuaj, ju mund të monitoroni, menaxhoni tregtinë dhe të merrni lajme mëtë fundit. 

7. Përdorni Stop Loss dhe Take Profit


Gjithmonë përdorni porositë "ndalje-humbje" dhe "marrje fitimi". Në këtë mënyrë, do të mbroni veten nga humbja e një shume të madhe parash. Me këtl urdhër, ju vendosni një sasi të caktuar parash që jeni gati të humbni nëse tregtia nuk shkon në mënyrën tuaj. Humbja e parave është mjaft stresuese, kështu që gjithmonë vendosni kufij që mund të toleroni.
 

8. Bëni pushim kur duhet

Nëse ndonjë faktor i jashtëm ju shqetëson procesin e tregtimit, nuk mund të përqendroheni në punën tuaj ose keni humbur motivimin tuaj për një kohë, sigurohuni që të bëni një pushim. Tregtarët e suksesshëm mund të identifikojnë lehtësisht kushtet fizike dhe emocionale në të cilat ndodhen dhe të vendosin dinamikën e aktiviteteve të tyre tregtare. Sapo të keni mbaruar vështirësitë, mund të ktheheni në biznesin tuaj.
 

9. Vlerësoni proçesin tuaj

Është e rëndësishme të matni progresin tuaj rregullisht. Mbani gjithmonë shënime se çfarë po bëni mirë dhe çfarë po gaboni. Të dyja këto aspekte janë po aq të rëndësishme. Kur të vini re zakonet tuaja të mira, punoni në përmirësimin e tyre, pasi ato janë çelësi i suksesit. Jini të vetëdijshëm për zakonet tuaja të këqija dhe përpiquni t'i eliminoni ato në të ardhmen. Mentori juaj mund të ndihmojë me këtë.
 

10. Bëni pushim kur duhet Vazhdoni

Mos harroni të qëndroni të përkushtuar dhe të apasionuar pas biznesit tuaj tregtar. Një çelës i suksesit është këmbëngulja.

Kini parasysh që puna e palodhshme jep rezultat. Zelli është një zakon i mirë për të pasur.

Qëndroni në planin tuaj të tregtisë, por jini fleksibël me ndryshimin e tij nëse vini re se nuk sjell fitim.

Planifikoni për një periudhë afatgjatë dhe vazhdoni drejt qëllimeve tuaja.

Konkluzion

Megjithëse tregtarët e suksesshëm ndajnë tipare të ndryshme të personalitetit, ata kanë pothuajse të njëjtën "udhërrëfyes drejt suksesit".

Të gjithë fillojnë me kërkime dhe edukim, të cilat kurrë nuk ndalen. Tregtarët përditësojnë njohuritë e tyre vazhdimisht, pasi ato janë kontributi më i rëndësishëm për tregtinë e suksesshme.

Ata kanë një qëndrim të caktuar dhe e marrin seriozisht tregtinë. Prandaj, ata bëjnë një plan dhe i përmbahen atij.

Ata vëzhgojnë proçesin e tyre dhe bëjnë ndryshime sipas rezultateve.

Tregtarët shfrytëzojnë maksimumin e teknologjisë dhe janë gjithnjë të përditësuar me trendet e reja.

Edhe pse si investitor duhet të punoni shumë për qëllimet tuaja, duhet edhe të dini se kur të bëni pushim. Kjo mund t'ju ndihmojë të rrisni energjinë dhe kreativitetin tuaj sapo të ktheheni në punë.

Tregohuni të durueshëm dhe tregti të mbarë!


 

Burimet e konsultuara:

1. 10 keys to becoming A successful trader. https://www.timothysykes.com/blog/10-keys-becoming-successful-trader/ (2016)
2. Folger, J. Top 10 rules for successful trading. https://www.investopedia.com/articles/trading/10/top-ten-rules-for-trading.asp (2020)
3. Global, B. How to become a successful trader? https://blackwellglobal.com/become-successful-trader/ (2019)
 

LimitPrime © 2024

Nisni të investoni dhe
fitoni që sot! 

Categories

A ju duhet ndihmë e personalizuar?

LEXONI ARTIKUJ TË TJERË INTERESANT

Monedha elektronike VS. Kriptovaluta

Monedha elektronike është para e paprekshme që ekziston në llogarinë tuaj bankare dhe mund të përdoret për pagesa të ndryshme. Në thelb...

Lexo Më Shumë
Me cilat kriptovaluta duhet të tregtoj?

Ka mbi 5,000 kriptovaluta ekzistuese në botë sot, të gjitha me projektet dhe qëllimet e tyre. Nëse krijimi i kriptos vazhdon me këtë ri...

Lexo Më Shumë
Si të tregtoni kriptovalutat?

Kriptovalutat po fitojnë gjithnjë e më shumë terren dhe nuk ka gjasa të ndalen së shpejti. Shumë kompani po i shtojnë ato si mënyra pag...

Lexo Më Shumë
Dërgo mesazh nëpërmjet WhatsApp!